Nga gabimet te e ardhmja, kapiteni Taipi: Pas dhjetorit u ngatërruan gjërat, ja biseda me Gegën

Te Kukësi nuk është konfirmuar ende asnjë rinovim kontrate, por, siç duket, e gjitha do të nisë nga kapiteni. Pas konfirmimit nga ana e teknikut Gega, vetë Gjelbrim Taipi pranon në një intervistë për “Panorama Sport” se janë në rrugë të mbarë sa i përket rinovimit, duke pohuar se i pëlqen projekti dhe ideja për t’u stërvitur sërish me Gegën.

gjelbrim taipi

29-vjeçari, ashtu si të gjithë, mendon se pjesa e dytë e sezonit të Kukësit ishte ajo që i la jashtë Europës, gjë që nuk do të ndodhë më këtë sezon, duke u bërë edhe një premtim tifozëve. Taipi shprehet i bindur se kanë mësuar nga gabimet, të cilat nuk do t’i përsërisin më, ndërsa është i bindur se boshti i skuadrës do të ruhet.

Gjelbrim, ju mbaroi kontrata me Kukësin. Do të qëndroni apo do të largoheni?

Është e vërtetë që më ka mbaruar kontrata me Kukësin, por mund të them se jemi në rrugë të mbarë për të rinovuar.

Gega pohoi se ka biseduar me ju dhe ju sheh pjesë të projektit. Ju stimulon kjo gjë?

Para rreth një jave jam takuar me profesor Gegën, ku edhe kemi biseduar. Më ka pëlqyer projekti dhe ideja për të bërë diçka të mirë për Kukësin. Unë me profesorin njihemi që në periudhën e Kombëtares U-21, ku ia kemi kaluar shumë mirë. Kemi ruajtur gjithashtu raporte të mira me njëritjetrin.

Çfarë nuk shkoi me Kukësin këtë sezon?

Nuk është se kanë qenë të shumta gjërat që nuk kanë shkuar, pasi deri në dimër ne kemi qenë në vend të dytë. Mendoj që më pas filluan edhe u ngatërruan gjërat dhe të mos merrnim pikët e duhura. Kemi lënë shumë pikë rrugës, të cilat ndikuan në fund edhe në kampionat.

Keni besim se do të kemi një tjetër Kukës këtë sezon?

Normalisht, besimi është shumë i madh që ky sezon do të jetë ndryshe. Kemi mësuar nga gabimet dhe ato nuk do të përsëriten më.

Shumë lojtarë nuk po rinovojnë. Si i shihni ndryshimet e shumta?

Unë besoj se boshti i ekipit do të ruhet. Mendoj se shumë shpejt do të rinovojnë edhe futbollistët të cilët janë në planet e trajnerit.

Këtë sezon do të luani në shtëpinë tuaj. Është një motivim më shumë ky?

Patjetër. Është shumë më mirë dhe më e lehtë kur luan pranë tifozëve në shtëpinë tënde. Tifozët do të jenë një armë e fortë për ne.

Cili është premtimi juaj për tifozët?

Tifozët e Kukësit meritojnë më tepër. Unë u premtoj se nuk do të zhgënjehen siç ka ndodhur këto dy vitet e fundit, ku për fat të keq nuk kapëm dot as Europën.

VLADIMIR MEMA  – Arena e Lajmit


Loading…

Nga gabimet te e ardhmja, kapiteni Taipi: Pas dhjetorit u ngatërruan gjërat, ja biseda me Gegën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook