Bënte “drift” në kryqëzimin e Shëngjinit, policia e identifikon pas postimi të videove në rrjetet sociale, gjobitet i riu

Ll

Policia e Lezhës ka ndaluar dhe gjobitur një të ri, pasi kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në kryqëzim dhe më pas e postoi videon në rrjete sociale.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Shëngjin, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës”, Shëngjin, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit Gj. N.

Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, ndaj shtetasit Gj. N. u vendos masa administrative prej 10.000 lekësh të rinj.

 

Bënte “drift” në kryqëzimin e Shëngjinit, policia e identifikon pas postimi të videove në rrjetet sociale, gjobitet i riu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook