Hapja e negociatave/ Debat në “Open”, Tritan Shehu: Ne lamë 3 kushte, ju i bëtë 17. Deputeti i PS: Ju keni një non-grata në Parlament

Htehr

Në emisionin “Open” është diskutuar për përgjegjësitë politike lidhur me kohën e humbur të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Një nga variantet e polemikave është se kushtet ishin plotësuar në vitin 2018 por nuk hapeshin për arsye politike dhe një tjetër është se negociatat janë hapur tani për shkak të dinamikës së luftës në Ukrainë dhe ishte përshpejtim nga BE.

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu dhe deputeti socialist Etjen Xhafaj janë përplasur për këtë temë, me këtë të fundit që nënvizon se kushtet ishin plotësuar nga Shqipëria prej vitit 2018.

DEBATI:

Tritan Shehu: Po deri dje këta kanë qenë në pushtet që shtyn përpara procesin e integrimit. Po paragjykoni të djathtën gjermane zotëri. Po ironizoni, ata janë realistë, kapin të vërtetën dhe janë dashamirës të Shqipërisë.

Etjen Xhafaj: Punë të pabëra do të ketë gjithmonë. Vendet që janë në pararojë të luftës kundër korrupsionit janë ato vende që i luftojnë më shumë jo që kanë mbaruar luftën. Ne kushtet dhe kriteret i kemi plotësuar që në 2018 por ka pasur rezerva nga dy vende që ne i njohim shumë mirë. E djathta shqiptare është investuar për këto dy vende. Në 2020 u pranua nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe aty doli problemi nga një vend anëtar që ishte Greqia për ndryshimin e emrit dhe pastaj nga Bullgaria. Këto janë fakte. Ju nuk listoni asnjë fakt vetëm thënie.

Shehu: Ne ja u lamë me tre kushte dhe pastaj u bënë 17. O e keni bërë ju këtë gjë me statusin e kandidatit o se ka bërë njeri. Me statusin e vendit kandidat për 3 ligjet, me Fierin. Dhe liberalizimin e vizave donit ta bllokonit se vutë çadrat në bulevard dhe kur u tha lajmi nga Brukseli me telefon Rama tha mbyllni çadrat.

Xhafaj: Kemi në parlament një person të shpallur non-grata. Se ne flasim me hetime jo dënime, ju as nuk hetoni.

Shehu: Ai personi non-grata është i hapur përpara drejtësisë. Le të sjellin fakte dhe prova dhe ta dënoje drejtësia. Nuk dënon as unë as ti zoti Xhafa se s’jemi prokurorë ne. Kush ka prova t’i dorëzojë në prokurori se një njeri quhet fajtor kur merr dënimin nga drejtësia.

Xhafaj: Dhe çdo njeri nga qeveria dënohet duhet të shpallet fajtor. Ju ne na dënoni, kurse për veten tuaj prisni drejtësinë.

Hapja e negociatave/ Debat në “Open”, Tritan Shehu: Ne lamë 3 kushte, ju i bëtë 17. Deputeti i PS: Ju keni një non-grata në Parlament

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook