Justin Bieber dhe partneres së tij i ndodh e papritura gjatë kohës që ndodheshin me pushime

Justin dhe Hailey Bieber patën një vizitor të padëshiruar në shtëpinë e tyre. Gjatë kohës që çifti ndodhej me pushime, ekipi i sigurisë vuri re një person të pa identifikuar i cili hyri në oborrin e shtëpisë dhe më pas u largua me shpejtësi nga policia.

“Burimet e LAPD-së thonë se policët u thirrën në shtëpinë e çiftit të shtunën e kaluar… pasi sigurimi i këngëtarit tha se panë një djalë duke kaluar murin në oborrin e shtëpisë”- thanë për ‘TMZ’.

Thuhet se kur sigurimi iu afrua personit të pa identifikuar, ai u largua me vrap duke kaluar mbi muret e shtëpisë. Sigurimi e ndoqi deri në momentin kur djali iu zhduk nga sytë. Sapo mbërriti policia, ata nisën të kontrollonin zonën, por nuk arritën ta gjenin personin.

Është e paqartë se si shkelësi hyri në lagjen me vilat luksoze por nuk është hera e parë që ndodh. Tim McGraw dhe Faith Hill i ‘thyen’ shtëpinë, ndërsa makina e Lisa Vanderpump u vodh disa vite më parë.

Kjo nuk është gjithashtu hera e parë që Justin i është dashur të merret me vizitorë të padëshiruar. Ai ka pasur disa përplasje vërtet shqetësuese në të kaluarën me njerëz që janë shfaqur në pronën e tij … si koha kur një zonjë hyri në dhomën e tij të hotelit.

Justin Bieber dhe partneres së tij i ndodh e papritura gjatë kohës që ndodheshin me pushime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook