Herri Kejn mezi po e pret rivalitetin e sezonit të ardhshëm me dy prej sulmuesve më të mirë në qarkullim, Erling Haland dhe Darvin Nunjez, të cilët u bashkohen klubeve të Premier Ligës, Mançester Sitit dhe Liverpulit.
Këtë sezon, bomberi i Totenhemit nuk arriti të rivalizojë për “Këpucën e Artë” me fituesit e saj, shokun e skuadrës Son Heung-min dhe rivalin e Liverpulit, Momo Salah.
Por gjatë një interviste për “Sky Sports”, 28-vjeçari tha se këtë vit shpallja golashënues në Premier Ligë do të jetë akoma më e vështirë:
“Beteja për ‘Këpucën e Artë’ është gjithnjë e vështirë. Premier Liga ka prodhuar disa prej sulmuesve më të mirë në botë prej disa vitesh. Çdo sezon ka qenë një betejë e vështirë për të fituar ‘Këpucën e Artë’ dhe kjo nuk ndryshon.
Ti pret që sulmuesit më të mirë të vijnë të luajnë në Angli dhe me këto dy blerje të reja kjo do më ndihmojë mua si futbollist sigurisht dhe mezi po e pres sfidën. Kjo do na ndihmojë gjithashtu për të pasur një kampionat pozitiv.
Unë përpiqem që të përqendrohem te vetja. Kam objektiva për të arritur këtë sezon. Nuk përpiqem të fokusohem shumë te lojtarët e tjerë.
Nuk mund të kontrolloj atë që ata bëjnë, por ajo që unë do bëj është të vazhdoj që të punoj fortë dhe përmirësohem”
Arena e Lajmit
Loading…