Konflikt në Vlorë, plagoset me thikë një 19-vjeçar, dërgohet në spital

Policia Vlore

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake nga policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi E. K., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Konflikt në Vlorë, plagoset me thikë një 19-vjeçar, dërgohet në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook