Rrufeja i vrau tufën me 165 dele, blegtori nga Gramshi në gjendje të rënduar psikologjike. Banorët e zonës dhe ekspertë të ministrisë bëjnë groposjen (VIDEO)

1991e975 Cdad 428f Afb8 Bfca3bd12138

Ditën e djeshme, moti i keq në Gramsh rezultoi fatal për një prej blegtorëve të zonës, i cili humbi 165 krerë dhenë nga tufa e tij, pasi u goditën nga shkreptima e rrufesë.

Siç edhe raportoi ditën e djeshme BalkanWeb, e gjithë tufa ngordhi, por fatmirësisht shpëtoi çobani i saj Skënder Shuli, i cili me lot në sy bëri apel për ndihmë nga qeveria, pasi tha se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.

“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, tha blegtori Shuli.

Ditën e sotme banorët e zonës si dhe ekspert nga Ministria e Bujqësisë kanë bërë groposjen e deleve, ndërsa blegtori, i cili ka kaluar gjithë jetën me mbarështimin e tyre nuk mundi t’i bashkohej bashkëfshatarëve, pasi gjendja e tij psikologjike është tepër e rënduar.

Ndërkohë, sipas banorëve shiu ka qenë shumë i rrëmbyeshëm dhe i shoqëruar me vetëtima të fuqishme, aq sa në zonë prej vitesh nuk mbahej mend një stuhi e tillë.

Duke qenë se pas publikimit të lajmit mbrëmjen e djeshme në sesionin e komenteve në llogarinë e Facebook të BalkanWeb kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë dashur të dhurojnë diçka për t’i ardhur në ndihmë familjes së blegtorit që u godit nga kjo fatkeqësi, ne vendosim në dispozicion numrin e kontaktit të djalit të tij si më poshtë: +355 68 589 7063 .

Rrufeja i vrau tufën me 165 dele, blegtori nga Gramshi në gjendje të rënduar psikologjike. Banorët e zonës dhe ekspertë të ministrisë bëjnë groposjen (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook