Tirana do të përballet me 5 ose me 6 korrik ndaj Dudelanzhit të Luksemburgut, në turin e parë të Champions-it.
Gjatë shortit të ditës së sotme që u hodh në Nion të Zvicrës, kampionët e Shqipërisë patën sërish fat te goglat ku u shortuan me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.
Pjunik është krijuar në vitin 1992 në kryeqytetin e Armenisë në Jerevan.
Ajo ishte skuadra më dominuese gjatë viteve ‘2000, ku nga 2001 deri në 2010 ka fituar 10 tituj kampionë radhazi.
Pjunik në palmaresin e saj numëron 15 tituj kampioni, 8 Kupa të Armenisë dhe 9 Superkupa të Armenisë.
Debutimin në Kupat e Europës e bënë në sezonin 1996/1997 në Kupën UEFA, ku skuadra nga Jerevani u eliminua në turin e parë.
Ka marrë pjesë në 11 edicione të Champions-it ku 10 prej tyre radhazi.
Rrugëtimi i tyre i madh në Europë ishte sezoni 2011/2012 në Champions deri në turin e dytë eliminator. Në 2012/2013 u elimininuan gjithashtu në turin e parë eliminator të Europa Ligës.
Sezonin që përfundoi, Pjunik e mbylli si kampion i Armenisë duke grumbulluar 75 pikë, ku nga 32 ndeshje kanë koleksionuar 32 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje.
CFR Kluzh është krijuar në vitin e largët 1907 në Rumani.
Në arenën ndërkombëtare, klubi i njohur rumun ka marrë pjesë 17 herë në Europë ekzaktësisht 7 herë në Champions, 8 herë në Europa Ligë ose Kupa UEFA, 1 herë në Ligën e Konferencës dhe 1 herë në Kupën Intertoto.
Në palmaresin e saj, Kluzh numëron 8 tituj kampionë, 4 Kupa të Rumanisë, 4 Superkupa të Rumanisë dhe 2 tituj kampioni në Divizonin e Dytë të Rumanisë.
Në sezonin që përfundoi, Kluzh e mbylli si kampion i Rumanisë duke grumbulluar 57 pikë.
– Arena e Lajmit
Loading…