Një 22-vjeçar në Gjirokastër është vënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi prej disa muajsh përndiqte një vajzë.
Policia bën me dije se i riu me iniciale J. G., prej disa muajsh përndiqte vazhdimisht një 18-vjeçare.
Pas denoncimit të kësaj të fundit, është bërë dhe arrestimi i tij. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.