Lajme të mira për Tiranën, rivalëve në Champions u ikin titullarët e mbrojtjes

Skuadra e Tiranës ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve ku shorti në turin e parë e ka vënë përballë Dudelanzh të Luksemburgut. Paralelisht me përgatitjet e veta, bardheblutë kanë filluar të studiojnë edhe kundërshtarët dhe lajmet e fundit që vijnë nga ata mund të sjellin pak më shumë optimizëm për kalimin e turit.

dudelanzh

Trajneri Karlos Fangueiro do të jetë i detyruar të rindërtojë nga e para prapavijën e Dudelanzh, pasi në pak ditë ka humbur të dy qendërmbrojtësit titullarë të skuadrës së tij. Rikardo Delgado i është bashkuar ekipit të Hesperanzh në kampionatin e Luksemburgut, ndërsa së fundi edhe Kobi Kuls i është bashkuar Dender në kategorinë e dytë belge.

Kështu, Dudelanzh mbetet vetëm me Zhyl Diuf nga treshja e prapavijës titullare të sezonit të fundit dhe në këto ditë, teknikut i duhet të rindërtojë nga e para mbrojtjen e cila ka pësuar 27 gola në 30 ndeshjet e kampionatit të kaluar.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Lajme të mira për Tiranën, rivalëve në Champions u ikin titullarët e mbrojtjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook