Një e moshuar ka mbërritur e plagosur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se ajo dyshohet të jetë përplasur nga një automjet në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit.
Gruaja rreth 70 vjeçe po merr mjekim në spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për identifikimin e makinës që mund të këtë përplasur të moshuarën.
Arena e Lajmit