Ndërsa mbahet seanca gjyqësore për dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar pas sulmit në uzinën e armëve në Gramsh, konsullja ukrainase Svitlana Bogdanova, ka deklaruar se qytetari i Ukrainës, është i pafajshëm.
“Besoj se qytetari jonë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje’, ka thënë ajo para gazetarëve.
Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.
Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet që ka sekret shtetëror të hetimit.