Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën, Rama në konferencën e donatorëve në Varshavë: Shpresojmë t’i jepet fund luftës sa më shpejt!

Konferenca E Donatoreve

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e donatorëve për Ukrainën në Varshavë ku Shqipëria dhuroi 1 milion euro për Ukrainën. Rama tha se shpresojmë t’i jepet fund luftës sa më shpejt. Kreu I ekzekutivit shprehu solidaritet me Ukrainën gjate fjalimit te mbajtur ne Varshave.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Varshavë, në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Varshavë, Poloni, në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.

Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë, për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit. Ndërkohë, që kërkohet më tepër nga komuniteti ndërkombëtar për t’iu përgjigjur intensitetit të këtyre nevojave.

Edhe Shqipëria radhitet përkrah vendeve kontribuuese, angazhim të cilin Kryeministri Edi Rama e shprehu gjatë kësaj Konference.

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën, Rama në konferencën e donatorëve në Varshavë: Shpresojmë t’i jepet fund luftës sa më shpejt!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook