Gjenocidi serb në Kosovë/ Alibeaj: Keni frikë ta pranoni, kujt i bëni nder? Rama ‘shthur gojën’: Për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores duhet…

095c20f2 116e 4685 8fcd Bcf6403ce994

Gjenocidi serb në Kosovë ka përplasur mazhorancën dhe opozitën, këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

Fillimisht diskutimet u zhvilluan mes Enkelejd Alibeaj dhe kryeministrit Edi Rama. Alibeaj u shpreh se përse kanë frikë ta debatojnë këtë fakt, dhe mazhoranca ka frikë të pranojë gjenocidin serb.

Por nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e kryeministrit Edi Rama i cili nuk ka ngurruar të kritikojë opozitën, duke u shprehur se pa ndërkombëtarët PS nuk do të bëjë asnjë veprim.

“ Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni t’i bëni, bëjini, ne nuk bëjmë asnjë hap përpara, sepse për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores duhet dakordësia e ndërkombëtarëve”, tha Rama.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Kam kërkuar që në atë rezolutë të parashikohet që ky Kuvend të njohë gjenocidin serb në Kosovë Ju keni paraqitur një projektrezolutë me të drejtë për të mbajtur një qëndrim për Dick Martyn. Por shkaku është gjenocidi serb në Kosovë.

Përse keni frikë ta përmendni ta debatoni. Përse ma heq të drejtën për të paraqitur amendamente. I heq të drejtën të gjithë deputetëve për të shprehur mendimin e tyre. Je duke bërë shkelje, t’i je duke gënjyer. Nga ana e kolegëve të PD nuk pati asnjë problem. Ju keni frikë, përse keni frikë të pranoni që në atë vend, gjakun tonë ka ndodhur gjenocid serb, kujt po ja bëni nderin. Mund ta kesh butonin aty, por është historia ajo që do të gjykojë.

Rama: Është sa e thjeshtë aq e neveritshme që e bëni këtë.. Kujtoheni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh historinë rezolutave sheh edhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD që sot se di si quhet dhe ne që quhet PS e Shqipërisë. Sa herë ka pasur krizë dhe ju është dashur ta kapërceni keni future në mes Kosovën. Merreni dhe shihini, ju e dini më mirë historinë e partisë tuaj. Shiheni se përkon me rezolutat. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Ju nuk keni lidhje, jeni gati ti rivarrosni dhe t’i fusni në varrin masiv për t’u thënë kujt të mundni që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran demokratit është krijuar nga ata pa të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni t’i bëni, bëjini, ne nuk bëjmë përpara se për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores duhet dakordësia e ndërkombëtarëve.

Debate janë zhvilluar edhe mes kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe Enkelejd Alibeaj, pasi Nikolla e ka quajtur këtë të fundit gënjeshtar.

Nikolla: Tërhiqe mbrapsht atë fjalën “gënjen’.
Alibeaj: Aty e ke butonin shtype kur të duash me dorën e tij që ke aty poshtë.
Nikolla: Shih punën tënde se punën time e bëj mirë
Alibeaj: Kam kërkuar që në atë rezolutë të parashikohet edhe njohja e genocidit serb në Kosovë. Kaq! Ju keni paraqitur një projekt-rezolutë për raportin e Dick Martit Por shkaku cili është? Genocidi serb! Pse ke frikë të votosh dhe pse ke frikë ta përmendësh. Kush je ti që heq të drejtën për të paraqitur amendamente?

Arena e Lajmit.

Gjenocidi serb në Kosovë/ Alibeaj: Keni frikë ta pranoni, kujt i bëni nder? Rama ‘shthur gojën’: Për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores duhet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook