Sjellja e internetit satelitore në Iran. Është kjo ideja më e fundit e Elon Musk, i cili synon të kërkojë një përjashtim nga sanksionet amerikane kundër Teheranit, në një përpjekje për të ofruar internetin përmes satelitëve të tij Starlink në Iran.
“Starlink tani është aktiv në të gjitha kontinentet, duke përfshirë Antarktidën”, shkroi në Twitter pronari i Tesla dhe SpaceX.
Duke iu përgjigjur një prej ndjekësve të tij, i cili e pyeti nëse do të jetë e mundur të ofrohet internet edhe për popullatën iraniane, Musk u përgjigj: “Starlink do të kërkojë një përjashtim nga sanksionet kundër Iranit”.
Arena e Lajmit