VIDEO/ “O burracak, o i pander. Ty të ka çmendur 7 korriku”, Berisha i shkon Ramës te karrigia, i dalin para gardistët: Nuk e rrah jo! (Debati dje në Kuvend)

Rama Berisha

Me debate të ashpra u shoqërua seanca e djeshme plenare.

Kreu i PD-së Sali Berisha i shkoi kryeministrit Edi Rama te karrigia në podium, pasi kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën. Para i kanë dalë gardistët. Nuk kanë munguar akuzat e Berishës ndaj Ramës.

“S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku”, i tha Berisha Ramës.

Gjatë momentit kur gardistët i dilnin para, Berisha iu drejtohet; “nuk e rrah jo!”

Më pas megjithëse fjalën e ka pasur deputeti i PD-së Tomor Alizoti, ai ka deklaruar se kohën e tij ia jep Berishës. “Meqë ky parlament është kthyer në teatër, nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e teatrit dhe si demokrat ia kaloj kohën time zotit Berisha”, tha Alizoti.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “O burracak, o i pander. Ty të ka çmendur 7 korriku”, Berisha i shkon Ramës te karrigia, i dalin para gardistët: Nuk e rrah jo! (Debati dje në Kuvend)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook