Federata Italiane e Futbollit i ka komunikuar presidentit të Napolit dhe Barit, Aurelio De Laurentis se ai është i detyruar të shesë një nga të dy klubet që ka në pronësi brenda dy viteve të ardhshme sipas një rregulli të vendosur i cili ndalon një person të ketë në pronësi dy klube brenda kategorive të futbollit italian.
Vendimi ishte kundërshtuar nga De Laurentis në Gjykatën Italiane të Apelit, por pretendimet e tij u hodhën poshtë nga ana e gjykatës e cila vendosi në favor të Federatës Italiane.
Një rast i ngjashëm ndodhi vitin e kaluar me presidentin e Lacios, Klaudio Lotito i cili u detyrua të shiste klubin e Salernitanës si pasojë e këtij rregulli, me numrin 1 të Napolit që duket se po shkon drejt një rruge të njejtë.
Arena e Lajmit
Loading…