U nda nga partneri pasi e tradhtoi, tani EmRata ka dy fjalë për skandalin e Adam Levine

Emily Ratajkowski me sa duket foli në mënyrë indirekte për skandalin e tradhtisë të Adam Levine pasi edhe ish-burri, Sebastian Bear-McClard e tradhtoi atë.

Ylli i ‘Maroon 5’ është akuzuar për përfshirje në biseda të papërshtatshme me tre modele të reja në Instagram, njëra prej të cilave pretendoi se gjërat madje u bënë “fizike”. Levine, 43 vjeç, e ka mohuar lidhjen.

“Unë nuk e kuptoj pse ne vazhdojmë të fajësojmë gratë për gabimet e burrave, veçanërisht kur jeni duke folur për goca 20-vjeçare që kanë të bëjnë me burra të pushtetshëm që janë dyfishi i moshës së tyre,” tha Ratajkowski, në një video në TikTok duke mos iu drejtuar Levine me emër.

“Dinamika e pushtetit është kaq e anuar, është qesharake. Është grabitqare. Është manipuluese,” vazhdoi modelja, duke u kujdesur të nënvizojë, “Nëse je në një lidhje, je ti që detyrohesh të jesh besnik/e”.

EmRata, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Bear-McClard në fillim të këtij muaji për tradhti të përfolur – mendon se ideja e fajësimit të “gruas tjetër” është “projektuar për t’i mbajtur gratë të ndara”.

“Unë mendoj se një problem i madh në kulturën tonë tani është se ne thjesht themi: “Oh, burrat janë përbindësh, ata janë të tmerrshëm”, shtoi Ratajkowski në një TikTok të dytë. “Ne nuk i bëjmë ata përgjegjës dhe më pas fajësojmë gratë e tjera.” Ajo vazhdoi, “Ne u kërkojmë grave të rregullojnë sjelljen e tyre në vend që thjesht të thonë se burrat duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre. Është seksizëm. Është mizogjini klasike.”

@emrata #stitch with @sarasadmomfoster ♬ original sound – Emrata

Në korrik, ‘Page Six’ publikoi lajmin se supermodelja dhe producenti “Uncut Gems” po ndaheshin pas katër vitesh martesë.

“Po, ai mashtroi”, pohoi për ne një burim i afërt me modelen. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen.”

Ratajkowski dhe Bear-McClard kanë një djalë Sylvester, i cili lindi marsin e kaluar.

Sa i përket Levine, ai dhe gruaja e tij Behati Prinsloo janë prindër të vajzave Dusty Rose, 5 vjeç, dhe Gio Grace, 4 vjeç, dhe aktualisht janë në pritje të një djali. 

Sipas Sumner Stroh – gruaja 23-vjeçare që pretendoi lidhjen me Levine – ai supozohet se u kthye në jetën e saj jo shumë kohë më parë për të pyetur nëse mund t’i vendoste djalit emrin e saj.

U nda nga partneri pasi e tradhtoi, tani EmRata ka dy fjalë për skandalin e Adam Levine

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook