Takimi me presidentët e Superiores/ Takaj mungon, Duka rri gjithë kohës në telefon. Ja momentet pikante

Federata Shqiptare e Futbollit kishte ftuar në një takim të gjithë presidentët e Superiores dhe ata të Kategorisë së Parë, në sallën e konferencave në Shtëpinë e Futbollit. Në këtë aktivitet i pranishëm ishte presidenti Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku.

fshf_tryeza_klubet_sponsorizim_duka_shulku-scaled

“Panorama Sport” sjell disa momente pikante nga mbledhja e djeshme, ku u propozua që nëpërmjet një drafti, qeverisë t’i kërkohej ndryshimi i ligjit të sponsorizimit, si dhe hapja e basteve.

* Edhe pse e përcaktuar për të filluar në orën 12:00, mbledhja filloi me vonesë, për arsye që të vinin të gjithë presidentët, edhe pse dy ekipe nuk ishin përfaqësuar, Skënderbeu dhe Tomori.

* I vetmi president që u jep dorën të gjithë gazetarëve një nga një ishte ai i Tiranës, Refik Halili.

* Presidenti Duka takon Gaz Demin në fillim dhe pastaj të gjithë të tjerët.

* Fjalën pas kreut të FSHF-së e mori Alban Xhaferi i Vllaznisë, më pas ishte kryebashkiaku i Pukës, pas tij foli presidenti i Partizanit dhe më pas edhe ata të Turbinës, Dinamos, Burrelit, Lushnjës dhe Erzenit.

* Presidenti i federatës, në shumicën e kohës që ishin duke folur anëtarët e mbledhjes, u pa duke qëndruar në celular, duke shkëmbyer mesazhe.

* Gaz Demi ishte ai që u largua i pari dhe pa mbaruar mbledhja.

Arena e Lajmit


Loading…

Takimi me presidentët e Superiores/ Takaj mungon, Duka rri gjithë kohës në telefon. Ja momentet pikante

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook