Majorka nuk heq dorë nga Muriqi, ja kërkesa që klubi spanjoll i ka bërë Lacios

Largimi i Vedat Muriqit nga Lacio duket një çështje e mbyllur me klubin italian që po kërkon të arkëtojë një shumë prej 12 milionë eurosh nga shitja e kartonit të tij në këtë merkato. Majorka në të cilën sulmuesi i Kosovës u rikthye protagonist gjatë huazimit në pjesën e dytë të sezonit po kërkon të rikthejë sulmuesin në skuadër duke shpresuar në një skonto nga Lacio.

VEDAT MURIQI 1

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, klubi spanjoll i është afruar drejtorit sportiv të klubit, Igli Tare duke i kërkuar informacion lidhur me mundësitë e një transferimi përfundimtar të sulmuesit në La Liga ku arriti të shënonte 5 gola në 15 ndeshje.

Lacio duket se nuk do të tolerojë në vlerën e kartonit të 28-vjeԭarit duke parë dhe interesimin e  Gallatasarait që është i gatshëm të bëjë një ofertë për të rikthyer Muriqin në Superligën Turke.

Arena e Lajmit


Loading…

Majorka nuk heq dorë nga Muriqi, ja kërkesa që klubi spanjoll i ka bërë Lacios

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook