“Nuk më intereson me kë na ra shorti”, presidenti i Steauas injoron Partizanin: Nga Liga e Konferencës dua… 12 milionë euro

Partizani mësoi sot kundërshtarin e mundshëm në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në rast kualifikimi ndaj gjeorgjianëve të Saburtalon në raundin e parë, “demat e kuq”, i pret Steaua e Bukureshtit (FCSB).

bekali5

Një kundërshtar tepër e vështirë ky në letër për skuadrën shqiptare. Rumunët kanë si objektiv kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, ndaj duket se nuk i diskutojnë aspak rivalët në turin e dytë. Kjo gjë u pohua edhe nga vetë presidenti i Steauas, Xhixhi Bekali, që në një prononcim të dhënë ditën e fundit, për “Fanatik.ro”,  në lidhje me shortin, u shpreh:

“Unë jam i interesuar për paratë në Ligën e Konferencës. Dua të kaloj në fazën e grupeve, sepse kjo më sjell 10-12 milionë euro. Ky është qëllimi, të luajmë në fazën e grupeve sepse kjo na sjell para. Kemi shanse të mira për të kapur grupet. Nuk më intereson me kë rashë tani, nuk duhet të kemi probleme në turin e dytë. E rëndësishme është të shkojmë në grupe”, ka thënë Becali.

Vlen të theksohet fakti se sezonin e kaluar Steaua e Bukureshtit (FCSB) pësoi një eliminim katastrofik në raundin e dytë të Ligës së Konferencës nga kazakët e Shakhtar Karagadit.

Arena e Lajmit

LEXO EDHE: 

SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS/ Vllaznia kundër rumunëve që eliminoi Laçi, Partizani ndaj Steaua Bukuresht. Fati u buzëqesh kurbinasve


Loading…

“Nuk më intereson me kë na ra shorti”, presidenti i Steauas injoron Partizanin: Nga Liga e Konferencës dua… 12 milionë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook