Pete Davidson shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq pas ndarjes nga Kim Kardashian, por veshja e tij linte për të dëshiruar

Pete Davidson bëri paraqitjen e tij të parë në tapetin e kuq që nga ndarja e tij nga Kim Kardashian muajin e kaluar.

Komediani, 28 vjeç, mori pjesë në premierën e komedisë së tij të re romantike, ‘Meet Cute’, në New York së bashku me yllin Kaley Cuoco. 

Pete dukej në humor të mirë teksa pozoi i vetëm në tapetin e kuq me kapuçin e bluzës të vendosur mbi flokët e tij biondë. Nuk ndodh shpesh por Pete nuk është një VIP i zakonshëm dhe u shfaq i veshur totalisht sportiv në eveniment. Bluzën e shoqëroi me tuta të gjelbërta dhe atlete të zeza. Ok, Pete definitivisht nuk ka lidhje me Kim që mund të bëjë çdo gjë për tu dukur bukur. (KLIKO)

Në ndryshim nga Pete, Kaley kishte veshur një fustan vezullues, taka të zeza dhe flokë i kishte kapur bisht të ulët.

Kaley dhe Pete luajnë së bashku në filmin e ardhshëm të ‘Peacock’, ‘Meet Cute’, i cili përshkruhet në IMDb si: “Çfarë do të bënit nëse do të mund të udhëtonit në të kaluarën e të dashurve tuaj, të shëronit traumat e tyre, t’i rregulloni problemet e tyre dhe t’i ndryshoni ato?” Filmi do të shfaqet në platformën e transmetimit më 21 shtator.

Shfaqja e Pete vjen pasi ai u nda nga Kim për shkak të distancave që ndikuan në marrëdhënien e tyre. Pete u lidh me 42-vjeçaren në tetorin e vitit të kaluar pasi Kim bëri debutimin e saj si prezantuese në SNL, ku ish-çifti ndau një puthje në ekran. Megjithatë, pas më pak se një viti së bashku, në gusht dyshja u ndanë duke vendosur të jenë thjesht miq. 

Pete Davidson shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq pas ndarjes nga Kim Kardashian, por veshja e tij linte për të dëshiruar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook