Sadio Mane dhe disa nga legjendat e Senegalit kanë përfituar nga maratona e prezantimit të Kupës së Afrikës në Bambali, i cili është vendlindja e sulmuesit të Liverpulit për të organizuar një ndeshje mes tyre në një fushë e cila u mbulua nga balta.
30-vjeçari së bashku me legjendat e tjera të pranishme si rasti i ish-sulmuesit Diuf u panë si kurrë më parë në një ndeshje që dhuroi spektakël në sytë e të pranishmëve të zonës.
Pamjet e takimit u bënë virale në rrjetet sociale si një shembull sesi vendi nga vjen dhe ato çfarë ke kaluar nuk duhet të harrohen nga suksesi i momentit.
Arena e Lajmit
Loading…