Mbrëmjen e sotme në Shkodër u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të Alban Bruçit.
Nga pamjet e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi shihet se dera e makinës është ende e hapur, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie të cilat kanë rrethuar edhe zonën.
Po ashtu në derën e makinës shihen edhe shenja të plumbave.