Te Empoli janë në humor në këtë mbyllje sezoni. Mbijetesa është e siguruar dhe skuadra ecën e qetë në mbyllje të një sezoni ku kanë spikatur shumë elementë të ekipit, përfshirë edhe shqiptarët Bajrami e Asllani.
Pikërisht Bajrami ka qenë protagonist i një episodi mjaft të këndshëm në rrjete sociale, teksa ka publikuar një video Live pasi kishte stilizuar mjekrën e Patrik Kutrones.
Ky i fundit mori celularin e mesfushorit shqiptar dhe po u tregonte tifozëve në rrjetet sociale veprën e berberit Bajrami. Në ato momente sigurisht që filluan komentet e shumta të futbollistëve për Bajramin. ”Ej Bajra, po më shajnë”, ishte menjëherë ankesa e Kutrones duke bërë që Bajrami të ndërpriste videon.
Arena e Lajmit