Forca të shumta policore kanë krehur zonën nga mbrëmja e së enjtes deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm kur kanë arritur të kapin dhe arrestojnë 37-vjeçarin, Mariglen Muhametaj i cili vrau me sende të forta babanë e tij 73- vjeçar mbrëmjen e kaluar në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
Kryetari i fshatit Kastriot Hysenaj tregon se 37-vjeçari megjithëse vuante nga probleme të shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik teksa thekson se i riu ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete.
Ndërkohë vijon krehja e zonës për gjetjen e të riut i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë në drejtim të paditur, edhe pse mendohet të jetë fshehur në këtë zonë.