“Kryeministri tha ‘gojore’ në sy të ministreve dhe ato e duartrokitën”, Flutura Açka për fjalorin e Ramës: Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!

294671459 420001380181731 10030125734236733 N

Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas deklaratave të bëra sot në parlament nga kryeministri Edi Rama.

Açka shkruan në “Facebook” se e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete, duke iu referuar replikës së Grida Dumës.

Duke iu kthyer fjalës së Ramës, deputetja e PD shkruan se ai tha ‘gojore’ dhe ministret e tij e duartrokitën, teksa i drejtohet Zotit t’i ruajtë gratë nga çmendina e tij.

POSTIMI I PLOTË

Kur nuk flasin burrat e parlamentit, të cilët e kishin për detyrë

Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në fyt”, “pështyma”, dhe me togfjalëshin e paturpshëm

“foltore dhe gojore” e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete:

👏💙 Grida Duma: “Sa mirë që më ka bërë Zoti grua. Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje.”

“Gojore”, tha Kryeministri në sy të ministreve të tij, dhe ato e duartrokitën fjalimin e tij. Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!

“Kryeministri tha ‘gojore’ në sy të ministreve dhe ato e duartrokitën”, Flutura Açka për fjalorin e Ramës: Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook