Paraqitjet e mira vlerësohen, Milani gati të “blindojë” dy titullarët e rëndësishëm

Milani vazhdon të analizojë situatat e rinovimit për Fikajo Tomorin dhe Piere Kalulunë.

TOMORI KALULU

Nuk ka urgjencë, por klubi kampion i Italisë dëshiron të shpërblejë dyshen mbrojtëse pas punës së tyre të jashtëzakonshme në fushë që u finalizua me titullin.

Milani dëshiron të blindojë dy lojtarët me rinovime kontrate, pavarësisht që të dyve u skadon në 2025-ën. Tomori fiton 2 milionë në sezon dhe së shpejti mund të shkojë deri në 3.5 milionë deri në vitin 2026.

Kalulu gjithashtu do të zgjasë marrëveshjen me Milanin duke kaluar nga një rrogë prej 500 mijë euro në sezon në 1.5.

Me dyshen në fjalë, Milani e mbylli sezonin me mbrojtjen më të mirë dhe dëshiron të rifillojë sezonin po me ta, pavarësisht se skuadrës së Piolit do t’i bashkohet një tjetër qendërmbrojtës duke qenë se Romanjoli do të largohet, Kjaer nuk jep garanci fizike ndërkohë që edhe Gabia mund të dëshirojë të ndryshojë ambient për të luajtur me më vazhdimësi.

Arena e Lajmit


Loading…

Paraqitjet e mira vlerësohen, Milani gati të “blindojë” dy titullarët e rëndësishëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook