Horoskopi ditor 12 maj 2022

Dashi

Disa marrëdhënie do t’ju bezdisin dhe do t’ju rëndojnë kur thjesht nuk jeni në humor për t’u marrë me këdo që është i ngeshëm për të menduar ose vendosur. Mbajeni për vete nëse jeni në humor të keq ose jeni të mërzitur për diçka. Disa njerëz do të pyesin veten se çfarë kanë bërë për t’ju mërzitur.

Demi

Një blerje e shtrenjtë do të sjellë keqardhje. Do doni ta blini, por do stepeni. Do kërkoni miratim. Në fund, nëse vendosni për po, do të keni me vete arsyetimin se do t`i rritet vlera në të ardhmen.

Binjakët

Ndonjëherë do të duket sikur po vraponi në një rreth vicioz. Megjithatë rezultatet do t`i shikoni në fund të ditës. Ju mund të dëshironi të kishit më shumë kohë për të kryer disa punë, por presioni është në rritje për të kapur një afat.

Gaforrja

Vendosni një kufi të fortë nëse punëdhënësi juaj ju kërkon që të kryeni detyra që nuk janë pjesë e përshkrimit të punës tuaj. Mund t`ju duekt e vështirë, po nëse shefat nuk bien dakord me kufijtë tuaj, atëherë hidhini sytë diku tjetër.

Luani

Një koleg duket se po sillet çuditshëm ndaj jush dhe kjo mund të çojë në një debat. Sa më pak të flisni, aq më pak do të pendoheni. Për shkak se jeni të lodhur dhe të irrituar, mund t`i keqkuptoni situata të caktuara. Nuk e keni të lehtë të balanconi përgjegjësitë e punës dhe familjes.

Virgjëresha

Dikush për të cilin kujdeseni po sillet sikur ju zotëron. Do të jetë e vështirë për të kuptuar se si ka ardhur kjo situatë, por është koha për të mbajtur një qëndrim. Ju nuk jeni robot dhe njerëzit nuk mund të vazhdojnë të kërkojnë shumë nga ju. Sado që punoni shumë, ka një kufi për atë që mund të bëni brenda një dite.

Peshorja

Një mik me probleme financiare do t’ju drejtohet për këshilla ose hua. Nëse ata kanë qenë të pakujdesshëm me paratë e tyre, një kredi nuk do të ishte zgjidhja më e mirë. Mund të jetë më mirë t`i mësoni sesi t`i rritin burimet e tyre, sa t`i jepni hua.

Akrepi

Kontrolloni shpenzimet rutinë sapo ta keni mundësinë. Partneri ose një familjar ka shpenzuar më shumë sesa ka pasur mundësi. Mbase ka ardhur koha t`i ndani shpenzimet dhe secili të jetojë i lumtur.

Shigjetari

Kaloni një ose dy orë për të rregulluar disa çështje financiare. Paguani faturat e vonuara. Do të jetë një lehtësim kur ta përfundoni këtë. Edhe nëse kjo do të thotë se do t’ju duhet të kurseni më pak gjatë javëve në vijim.

Bricjapi

Një punë që përfshin disa njerëz do të ndalet kur të tjerët nuk do të jenë aq të gatshëm sa ju prisnit, për të bërë pjesën e tyre. Kjo do t’ju befasojë, pasi në të kaluarën të gjithë keni punuar mirë si ekip.

Ujori

Do të duhet kohë për të filluar atë që dëshironi të bëni për shkak të problemeve në kontaktin me njerëzit me të cilët duhet të flisni. Ju nuk do të jeni në gjendje të vazhdoni me punën pa ndihmën ose këshillën e dikujt. Ndërkohë, do të keni shumë për të bërë, pasi një vorbull aktiviteti do ta pushtojë botën tuaj të punës.

Peshqit

Nuk keni pse të shtyni veten kur ka njerëz përreth për t’ju ndihmuar. Sa më shumë duar që ndihmojnë, aq më pak e lodhshme do të jetë puna. Një marrëveshje e përbashkët që e keni mbajtur të fshehtë mund të marrë një kthesë. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të mbash disa çështje të fshehta.

Horoskopi ditor 12 maj 2022

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook