“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Po peshkonte në lumin Devoll, rrufeja godet 55-vjeçarin, por shpëton mrekullisht (VIDEO)

16ee49b3 3115 468f 9858 9a4f7b864ea5

Një stuhi e fortë shiu dhe breshëri ka prekur këtë pasdite zonën e Gramshit, duke rrezikuar të përfundojë me një tragjedi.

Kjo pasi, rreth orës 17:30, sipas gazetarit Shkëlzen Henko, stuhia e cila zgjati më shumë se 30 minuta goditi një peshkatar që ishte duke peshkuar në lumin Devoll.

Shkreptima e rrufesë ka goditur 55-vjeçarin me iniciale D.Ll., të cilin e ka dëmtuar në krahun e majtë, por fatmirësisht ai i ka shpëtuar vdekjes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë transportuar në spitalin e Gramshit të lënduarin, i cili është ende duke u trajtuar me ndihmë mjekësore.

Nga informacionet paraprake mësohet se peshkatari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Po peshkonte në lumin Devoll, rrufeja godet 55-vjeçarin, por shpëton mrekullisht (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook