Edon Hasani është pa dyshim një nga faktorët kyç që Kastrioti është ringjallur në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe nga lufta për mbijetesë fitoi një seri ndeshjesh dhe tashmë e sheh veten me sytë nga zona europiane.
Ish-fantazisti i Tiranës pas ndeshjes dha një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, ku theksoi se misioni është arritur, por Kastrioti vijon të shohë përpara. “Jam i lumtur për golin dhe veçanërisht për fitoren. Shpresojmë të vazhdojmë me të njëjtat ritme deri në fund.
Mendoj se misionin që kishim, thuajse e kemi arritur, tani të shohim përpara për ndeshjen e radhës, pasi na pret një transfertë e vështirë”, tha shkurtimisht mesfushori nga Shkodra.
Arena e Lajmit