Dinamo ka zyrtarizuar ditën e sotme largimin e katër futbollistëve.
Klubi dinamovit ka ndarë rrugët përfundimisht me ish-kapitenin Agim Ibraimi, Aleksandër Sofranak, Aleksandar Isaevski dhe Goran Siljanovski.
Të katërt futbollistët kanë ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën e tyre me “nëndetësen”.
Këtë lajm e kanë bërë vetë publike klubi blu i kryeqytetit me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”.
KOMUNIKATA ZYRTARE E DINAMOS –
“FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.
Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën, duke ndëprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri.
FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënê me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë.
#thankyou #goodluck”
– Arena e Lajmit
Loading…