Dhunoi dhe tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën, i riu mohon akuzat: Shkova e takova për t’u sqaruar! Lirohen 2 shokët e tij

Perdhunuesit E 16 Vjecares

Kanë dalë sot para gjykatës 3 të rinjtë, që dhunuan dhe tentuan t’i vinin flakën me benzinë një 16-vjeçarje, ndërsa iu është caktuar masa e sigurisë.

Ngjarja ndodhi më 25 gusht në kryeqytet. Gjykata ka lënë në qeli vetëm një prej tyre, 25-vjeçarin Ardit Çela, ndërsa për Enea Xhorin dhe shtetasin tjetër me inicialet D. M., është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Mësohet se vajza kishte qenë e dashura e një prej djemve të përfshirë në ngjarje, konkretisht e 25-vjeçarit Çela, ndërsa në krim u përfshinë edhe dy miqtë e tij.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se i riu Ardit Çela ka deklaruar para gjykatës se ka shkuar vetëm për t’u sqaruar me të dashurën dhe se nuk ishin të vërteta akuzat ndaj tij se donte ta digjte me benzinë. Ai pohoi se nuk kishte asgjë të vërtetë ato çka deklaronte prokurori.

(BalkanWeb)

Dhunoi dhe tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën, i riu mohon akuzat: Shkova e takova për t’u sqaruar! Lirohen 2 shokët e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook