Nga kompleksi te stadiumi, Dinamo zbulon projektin e së ardhmes: Ju bëjmë me dije se…

Dinamo nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë. Klubi dinamovit ka reaguar me anë të një komunikate për shtyp në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” duke sqaruar opinionin publik synimet e klubit nga planet afatshkurtra deri te ato afatgjata:

DINAMO

 

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË DINAMOS –

DI 1

“Njoftim për shtyp

Drejtuesit e Klubit miratojne Strategjine dhe Politiken Ekonomike.

Ju bejme me dije se FC Dinamo diten e djeshme ka bere analizen e struktures dhe sezonit qe lame pas. Gjithashtu duke mbyllur zyrtarisht ne aspektin sportiv sezonin futbollistik 2021-2022.

* Ekipi do te grumbullohet per te nisur sezonin e ri ne daten 10.07.2022 me objektivin e vetem, pretendent per fitimin e titullit te Kategorise se Pare dhe per te tentuar Kupen e Shqiperise ne sezonin 2022/2023.

Pas nje analize te gjate kemi vendosur qe nje pjese e mire e lojtareve do te jene ne projektin Dinamo per sezonin e ri. Vendim ky i marre duke pasur parasysh vlerat, eksperiencen, moshen dhe perspektiven e tyre.

Sqarojme se po punohet per forcimin e skuadres me afrime cilesore dhe lojtare te perspektives qe do te pasqyrojne filozofine dhe vlerat Dinamovite. Jemi duke punuar per te zgjedhur trajnerin qe ti pershtatet sa me shume filozofise se Dinamos. Shume shpejt do te zyrtarizojme edhe emrin e tij.

* Gjithashtu referuar disa lajmeve qe qarkullojne neper media te cilat flasin per lufte nervash mes lojtareve dhe klubit, apo diskutime paga te prapambetura ose me keq akoma, qe tek FC Dinamo me menyre te njeaneshme mund te largohesh i lire dhe pa obligime, duhet te bejme me dije se keto burime nuk jane aspak  te verteta.

FC Dinamo eshte pergjigjur dhe do t’i pergjigjet me perpikmeri te gjitha kontratave te depozituara ne FSHF dhe FIFA.

* Presidenti z.Adrian Bardhi dhe z.Kristjan Gjidodaj kane vendosur prioritete afatshkurtra dhe afatgjata,

por prioriteti kryesor eshte qe brenda dy viteve ne vijim do kemi shtepine tone, ku krahas kompleksit sportiv me kushte moderne do kemi edhe konviktin per  akomodimin e lojtareve te talentuar te cilet do te perfitojne bursa nga klubi.

Kjo sfide, ku synojme dhe pretendojme do te thote te kemi akademi te niveleve te larta ne te gjitha pikepamjet, ku objektiv do te jete zhvillimi i lojtareve per tregun europian dhe ate vendas. Ne projektin afatgjate brenda pese vjeçarit do te jete edhe stadiumi jone.

Do te investojme shume tek burimet njerzore, si themel i forte i ringritjes Dinamovite e cila meriton te kete ne gjirin e saj njerez me cilesi njerezore dhe profesionale te spikatura.

Do krijojme politika te duhura per riorganizimin e tifozerise dhe fan klubeve te FC Dinamo.”

– Arena e Lajmit


Loading…

Nga kompleksi te stadiumi, Dinamo zbulon projektin e së ardhmes: Ju bëjmë me dije se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook