Zbulohet kalendari i Premier Ligës/ Kampionët e Sitit me start të lehtë, mësoni kur luhen sfidat kryesore të sezonit të ri

Premier Liga është gati për të startuar sezonin e ri, me kalendarin e ndeshjeve që ka zbuluar të gjitha sfidat që do të luhen.

premier liga

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Kristal Palasit dhe Arsenalit. “Topçinjtë” do ta nisnin në transfertë javën e parë, e cila do të luhet në datën 5 gusht. Në datën 6 gusht Liverpuli dhe Çelsi luajnë në transfertë, me të “Kuqtë” që do të ndeshen me të sapo ngriturin Fulham, ndërsa “Blutë” do të kenë përballë ish-trajnerin e tyre, Frenk Lampard. Totenhemi i Kontes do të presë Sauthemptonin, ndërsa në datën 7 gusht, Mançester Junajtid pret Brajtonin, kurse rivalët e Sitit luajnë transfertën me Uest Hem.

java hapese

Supersfida që të gjithë e presin, ajo midis Mançester Sitit dhe Liverpulitn do të luhet më 15 tetor në “Anfield”, ndërsa akti i dytë më 1 prill të vitit 2023 në “Etihad”.

Për sa i përket përplasjes së parë midis dy ekipeve nga “Big 6”, do të jetë në javën e dytë në “Stamford Bridge” midis Çelsit dhe Totenhemit, më 13 gusht.

“Klasikja” e Anglisë midis Mançester Junajtid dhe Liverpul do të luhet më 20 gusht në “Old Trafford”, ndërsa ajo e kthimit do të jetë më 4 mars 2023.

 

View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)

Arena e Lajmit


Loading…

Zbulohet kalendari i Premier Ligës/ Kampionët e Sitit me start të lehtë, mësoni kur luhen sfidat kryesore të sezonit të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook