“Janë kanakarët dhe gojëmbyllurit e qeverisë”, Vasili në Kuvend: Rregulloja është bërë si llastiku i atyre. Ca drejtorucë e sekretarucë…

Capture

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, është shprehur se institucionet e pavarura të cilat supozohet të raportojnë në Kuvend, në të vërtetë janë të zgjedhurit e mazhorancës dhe janë zgjedhur pikërisht mbi kriterin për të mos shqetësuar qeverinë.

Sipas Vasilit, një Republikë ku nuk respektohet balanca e kontrollit, nuk i duhet askujt dhe nuk i sjell asnjë të mirë askujt.

“Është shumë e qartë që ky Kuvend e ka demonstruar më së fundi përmes sjelljes së qeverisë që a quhet funksioni i kontrollit të Kuvendit nuk është funksioni i mazhorancës.

Pesë institucione të pavarura në seancën e fundit, në tufë bëjnë sikur raportojnë, shumica janë të zgjedhur nga shumica, kanakarët e shumicës, të paprekurit e saj, çdo vërejtje për ta ka paternalizmin bajat të shumicës duke rrënuar pavarësinë e institucioneve.

Çdo vërejtje ka dashurinë pa fund të shumicës dhe i asfikson këto institucione i bën pa vlerë e influenca dhe në vend të jenë ata që ngrenë probleme dhe vënë me shpatulla pas muri qeverinë, shëmtueshëm konfirmohen dhe qytetarët nuk ia kanë më pika referimi.

Kush ka memorie në traditën e hershme të kuvendit kishte një përgjegjshmëri më të lartë, ka qenë një seancë e vetme kur një institucion raportonte kishte më shumë rëndësi se ministri. Shumë gjëra viheshin në lëvizje tërhiqej vëmendja e publikut, ndërsa më ndjeni nëse janë si paradë. Rregulloja është bërë si llastiku i atyre.

Asisituam një javë me parë ku drejtuesit e institucioneve nuk pranuan as të ishin në sallë. Nderi më i madh që na i bë ishin që ca këshilltarë erdhën se të mëdhenjtë nuk kishin kohë të habisnin me deputetët e vendit.

Republika bie sepse mazhoranca i ka zgjedhur ti ketë gojëmbyllurit e saj që mos ta shqetësojnë e mërzisin.

Avokati i Popullit ka shumë rekomandime të mira, por këta thonë mos e dëgjoni.

S’na kthejnë përgjigje as ne, drejtoruca, sekretaruca, thonë punë opozite mos u ktheni përgjigje.

Kjo republikë është ndërtuar mbi balancën e kontrollit, ndryshe nuk i duhet as dreqit”, tha Vasili.

“Janë kanakarët dhe gojëmbyllurit e qeverisë”, Vasili në Kuvend: Rregulloja është bërë si llastiku i atyre. Ca drejtorucë e sekretarucë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook