Taulant Seferi sezonin që përfundoi ka shkëlqyer me fanellën e Tiranës, ku ishte një ndër protagonistët kryesor të fitimit të titullit të 26-të në historinë e bardhebluve.
Sulmuesi 26-vjeçar ka rënë në sy me paraqitjet dhe golat e tij teksa ndodhet në orbitën e shumë skuadrave, ku përveç ekipit që siguroi ngjitjen në Superligën polake, Vidzev Lodz tani më bomberin e Tiranës e do edhe skuadra e Azerbajxhanit, Gabala.
Sipas asaj që raportojnë mediat azere, skuadra e njohur është e interesuar për të dhe kërkon shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Seferi u shpall kampion i Shqipërisë këtë sezon me bardheblutë e kryeqytetit teksa u aktivizua gjithsej në 35 ndeshje ku shënoi dhe 19 gola.
– Arena e Lajmit
Loading…