VIDEO/ “Duhet të jesh budalla…”! Shehi-ministres: Ju mendoni se Rama do lumturinë e shqiptarëve?! Ekonomi: Betimi në Kuvend, gjë e madhe!

Jtg

Është shoqëruar me debate dhe batuta emisioni “Open”, në News24, teksa temë diskutimi ishte shpopullimi i Shqipërisë dhe largimi masiv i njerëzve.

Deputeti Dashamir Shehi iu drejtua ministres Milva Ekonomi, duke i thënë se ajo dhe pjesa tjetër e qeverisë mendojnë se kryeministri Edi Rama mendon për lumturinë e qytetarëve.

Nga ana e saj, ministrja u shpreh se nuk është e vërtetë një gjë e tillë, ndërsa shtoi se është një gjë e madhe, kur bën betimin në Kuvend.

Pjesë nga diskutimet:
Shehi: Ti mendon se Zoti Rama mendon për lumturinë e bashkëkombasve.
Ekonomi: Nuk e mendoj unë.
Shehi: E mendoni nga mëngjesi në darkë. Duhet të jesh budalla të mos mendosh kështu si mendoj unë.
Ekonomi: Besoj se kur bën atë betimin në Kuvend është një gjë e madhe.
Shehi: Lëre se tani më preke.
Ekonomi: Është e vërtetë kjo.
Lapaj: U preka shumë tani.
Ekonomi: Po u preke, mirë.
Shehi: Unë jam betuar nja 10 herë.
Lapaj: Po këtë vend e kanë shkëlyer. Ai betimi do të kishte vlerë, nëse në këtë vend o të ishte ndërtuar një shtet, që do justifikonte gjithë vdekjet e komunizmit, sakrificat e mijëra të rinjve, që kanë lënë kockat jashtë vendit.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Duhet të jesh budalla…”! Shehi-ministres: Ju mendoni se Rama do lumturinë e shqiptarëve?! Ekonomi: Betimi në Kuvend, gjë e madhe!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook