Një zjarr masiv ka rënë në fshatrat e Memaliaj, Zhulaj dhe Qesarat. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se zjarri ndodhet shumë pranë banesave.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Memaliajt, Tepelenë, Gjirokastër e Këlcyrë.
Paraprakisht zjarri dyshohet i qëllimshëm, i vendosur nga vetë banorët. Ullishte, pemëtari, shkurre rreth 4 ha llogaritet toka e prekur nga zjarri. Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse të Memaliaj dhe të bashkive të tjera ardhur në ndihmë, u evitua përhapja e flakëve afër banesave.