“O ti o unë këtu!”, me kë kryebashkiak e ka Rama: Kur një zyrtar ka lënë nam dhe e mbron partia e deputetët…

Rama Edi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive të vendit në Pogradec, ku u ka thënë edhe atë që duhet të bëhet për të mbrojtur qytetarët.

Ai u shpreh se është detyra e kryebashkiakëve që të evidentojnë rastet e shkeljeve dhe personat që abuzojnë me detyrën.

“Nuk janë as hotelet që janë të parat as rrugët, e para është pastërtia. Sjell shembullin e pastërtisë se këtu keni një shembull ju që jeni këtu dhe se jo të gjithë jeni njëlloj. Një pjesë e mirë e ka kuptuar mesazhin. Sas huëm gjëra mund të bëhen duke shtuar kujt fuqi e makinës sonë qeverisëse, jo lekët por vullneti dhe puna.

Kemi shtuar një fond, por nuk është kjo vendimtarja. Si do ja bëjmë me hotelet kur mbulojmë Durrësin me kanalizime dhe i japim fund gropave septike. si mundtë lejojmë që kush hap të një hotel të mos kontriuojë në pastërti por të ndosë. një vend që synon të jetë për turizmin Champions League në Europë, se na ka dhuruar zoti shumë.
Si mund ta pranojmë këtë që të hidhen ujërat e zeza në liqen apo det?
kjo bëhet siç po bëhet me pastrimin, me ditë natë mbi kokë, asnjë hotel nuk do të hapet dot sezonin e ardhshëm pa deburatorë të dedikuar.

Është e patoleruseshme që ujërat e Shqipërisë të ndoten nga ujërat e zeza të shqiptarëve.

Çdo bëhet me Komanin që hedhurinat e fshatrave përfundojnë tek tragetet?
Ajo që dua të them për ta mbyllur sepse të gjithë do të bëjnë prezantimet e tyre, është qytetari. Populli që voton.

Ky është problemi ynë i madh si ka mundësi që qeveria të jetë me shërbime online dhe bashkitë jo. Kur shërbimet e bashkive janë shumë afër qytetarëve dhe do ti lehtësonte qytetarët nga pritja, kur nuk ka as sportele.

Pse mos e kenë shërbimin në bashki? kjo është elementare. Nga ana tjetër, si i bëhet me borxhet që thellohen në disa bashki, ministrja e Financave ka bërë një paraqitje me idenë s’ka problem se janë të shtetet për ujësjellës, drita.

Kemi bërë përmirësime por duhet të jenë më uniforme. Nuk ka arsye të kemi bashki elkselente dhe të këqija.

Duhet të jenë të gjithë të paktën mesatar. Kjo është A-ja. dhe raporti me qytetarët është baza, ç’kuptim ka tu thuash në fushatë, jam zëri yt kur je kryetar bashkie aty dhe nuk garanton tu hapet dera e tu ulen në gjunjë qytetarëve.

A-ja është kujdesi, respekti, mirësjellja dhe ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse dikush lë kokrrën e namit dhe e mbron partia, deputetët, duhet të çohesh e të thuash o un o ai këtu.

Se i ka dal boja. flasin të gjithë. Duhet të jesh mbrojtësi një i tyre ndaj çdokush që vjen vërdallë.

Ti dalësh ballë e ti thuash nuk je dot drejtor hipoteke këtu. Ose drejtor sigurimesh shoqërore, ose poste. Kryetari i di të gjitha, si të pranojë të dëgjojë që posta, sepse janë hetime që po i bën antikorrupsioni i ministrisë të lozë me pensionet.

Dhe kur pensionet nuk do të jenë më Cash, kush do ti mbrojë pensionistët mbi disa grabitqarë që mund të jenë kudo jo në zyrat e postës”, deklaroi Rama.

Arena e Lajmit

“O ti o unë këtu!”, me kë kryebashkiak e ka Rama: Kur një zyrtar ka lënë nam dhe e mbron partia e deputetët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook