Shënoi në minutën e fundit me Shpresat ndaj Kosovës, Ruçi: Bylisi është trampolinë, bëmë stazhin në Kategorinë e Parë

Flamur Ruçi është një nga pikat e forta të Bylisit dhe një nga lojtarët me më shumë të ardhme te mallakastriotët. I riu është një futbollist me cilësi shumë të mira teknike, shtatlartë dhe i fortë fizikisht. Në sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë, Ruçi ishte një nga pikat e forta të Bylisit. Madje, nisur edhe nga fakti që në Ballsh ka luajtur rregullisht, ai fitoi edhe një vend në ekipin Shpresa të Shqipërisë.

Flamur Ruci

Flamur Ruçi në sfidën e fundit me Kosovën gjeti rrugën e rrjetës, e para për të me fanellën e U21. I mjaftuan vetëm tetë minuta në fushë që beratasi i Bylisit të linte shenjë edhe me U-21. Ruçi në një intervistë për “Panorama Sport”, flet për grumbullimin me U-21 dhe pret me padurim që të nisë përgatitjet me Bylisin.

Brenda një kohe të shkurtër shënuat golin e parë me Shpresat. Sa ju lumturon ky fakt?
Jam shumë i lumtur, pasi luajta dhe arrita që të shënoja, ndonëse u futa si zëvendësues në fushë. Bëra më së miri detyrën dhe falënderoj trajnerin dhe shokët. Jemi një grup shumë i mirë. Goli më lumturon pa fund, por tregon se jam ambientuar shumë shpejt edhe në sajë të një ambienti shumë të mirë në ekipin kuqezi.

Kujt ia dedikoni golin?
Familjes sime që më ka mbështetur shumë që unë të ngjis shkallët në karrierë. Por edhe të gjithë ata që më kanë qëndruar afër dhe më kanë mbështetur që unë të vij deri këtu, në këtë rrugëtim të gjatë timin. Kam veshur edhe bluzat kuqezi të përfaqësuese të moshave të tjera, por me Shpresat ndihesh ndryshe.

Debutuat në Superiore me Bylisin. Tani riktheheni sërish në elitë…
Personalisht e quaj një vit stazhi ose pjekurie. Në radhët e skuadrës sonë ka shumë djemtë rinj, që në Kategorinë e Parë patën shumë hapësira dhe që kanë debutuar dy vite më parë me Bylisin. Kështu që unë shpresoj se do të na vlejë shumë kjo eksperiencë dhe që të vijojmë rrugën drejt sukseseve edhe në Kategorinë e Parë. Mezi presim që të rifillojmë dhe të “ndezim motorët” edhe për Superioren.

Në aspektin personal çfarë prisni në të ardhmen?
Dua që të luaj sa më shumë në Superiore, edhe pse e njoh këtë kategori dhe është shumë e vështirë. Por për fat jam pjesë e një ekipi si Bylisi, që edhe në elitë ka treguar vlera duke sfiduar edhe skuadrat me në zë të vendit. Kështu që dua të lë gjurmë në elitë dhe të aktivizohem sa më shumë me Shpresat. Ballshi është trampolinë për mua dhe këtë do ta tregojë koha, sepse edhe më parë falë projekteve të klubit dhe prioriteti që u është dhënë shumë lojtarëve të rinj, unë jam i bindur që ne do të jemi me të vërtetë një grup kompakt dhe pse jo, klubi të më shesë jashtë, siç ka bërë me shumë talentë vendas e të huaj më parë.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Shënoi në minutën e fundit me Shpresat ndaj Kosovës, Ruçi: Bylisi është trampolinë, bëmë stazhin në Kategorinë e Parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook