“I nderuar nga zërat për Çelsin”, Strakosha bëhet gati për aventurën e re: Që fëmijë kam ëndërruar Premier Ligën

Thomas Strakosha po bëhet gati për një aventurë të re. Pas 10 viteve te Lacio, portieri i përfaqësueses shqiptare do të nisë një kapitull të ri, me sa duket në një kampionat tjetër.

STRAKOSHA

“Jam i gatshëm për një aventurë të re. Tani po punoj për klubin tim të radhës, Dua të çliroj kokën dhe të kthehem në formë për një sezon të ri. E di që largimi nga Italia drejt kampionateve të tjera do të kërkojë shumë punë fizike dhe po përgatitem për një gjë të tillë”, shpjegoi portieri shqiptar në një bashkëbisedim em gazetarin e njohur italian Fabricio Romano.

“Do të jem i sinqertë, kam pasur gjithmonë një raport të madh me klubin e Lacios dhe do të kem gjithmonë kujtime shumë të bukura. Aty jam rritur dhe jam bërë ai që jam sot. Për mua tani nis një kapitull i ri, por jam shumë i lumtur për atë që kam bërë në Romë. E kam nisur nga ekipi i të rinjve, duke fituar trofe të ndryshëm, për të kurorëzuar pastaj ëndrrën që të luaja me ekipin e parë, duke siguruar trofe të tjerë, e të ngjitesha në skena europiane të rëndësishme.

E dashuroj me të vërtetë Italinë dhe atë që Lacio ka lënë brenda meje, shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës botës së Lacios për atë që ka bërë për mua në këto vite. Vetëm falë këtij klubi që sot mund të kurorëzoj një tjetër ëndërr, atë të luaj në një vend tjetër dhe të përballem me sfida të bukura. Për mua ishte shumë e vështirë që të largohesha nga bardhekaltrit pas më shumë se 10 vitesh. Ishte shtëpia ime, ku kam kaluar momentet më të rëndësishme të jetës time Kur isha te Lacio, nuk kam folur kurrë me skuadra të tjera si shenjë respekti, por tani jam gati për një aventurë të re”, theksoi Strakosha, i cili së fundmi është përmendur edhe si një alternativë për portën e Çelsit.

“Jam shumë i nderuar që emri im lidhet me një klub të madh si Çelsi. Unë e kam ndërruar që kur isha fëmijë të isha pjesë e Premier Ligës”, ishin fjalët e portierit shqiptar.

Arena e Lajmit


Loading…

“I nderuar nga zërat për Çelsin”, Strakosha bëhet gati për aventurën e re: Që fëmijë kam ëndërruar Premier Ligën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook