VIDEO/ Banorët ndezin zjarr për të djegur mbeturinat dhe u del jashtë kontrollit, shkrumbohet një sipërfaqe me ullishte në Berat

Zjarr

Një zjarr është regjistruar pak më parë në fshatin Çiflik, në Berat.

Pakujdesia e disa banorëve të fshatit që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi drejt ullishteve, i favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrfikëse dhe 8 punonjës, të cilët kanë kapur në kohë flakët, duke shmangur edhe rrezikun e përhapjes së tyre drejt ullishteve të tjera të zonës.

Zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të kryejnë shuarjen e tyre në një kohë të shkurtër. Si rezultat i zjarrit raportohet se është shkrumbuar një sipërfaqe prej  100 metër katror ullishte.

 

Arena e Lajmit

VIDEO/ Banorët ndezin zjarr për të djegur mbeturinat dhe u del jashtë kontrollit, shkrumbohet një sipërfaqe me ullishte në Berat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook