Një karrierë e re për Ledian Memushajn, ish-lideri i mesfushës kuqezi pritet të emërohet…

Ledian Memushaj me shumë mundësi ka luajtur sezonin e tij të fundit si futbollist. Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, nuk ia doli të kthente Peskarën në Serinë B edhe për faktin se për shkak të problemeve fizike nuk mundi të jepte kontributin e tij në fushën e lojës për një pjesë të madhe të këtij sezoni.

memushaj

Probleme të cilat sipas mediave italiane e kanë shtyrë atë që të marrë vendimin për t’i dhënë fund me futbollin e luajtur. Mediat italiane raportojnë se klubi ka nisur një projekt me të rinj dhe do të jetë e vështirë që të ketë vend në të për 35-vjeçarin e lindur në Vlorë.

Por Memushaj nuk pritet që të largohet nga klubi i njohur italian. Mësohet se presidenti i Peskarës ka menduar që ta bëjë atë një pjesë të rëndësishme të planeve të klubit dhe parashikohet që ta emërojë se shpejti trajner të ekipit të të rinjve. Kështu, një nga protagonistët e Eurio 2016 me Shqipërinë, pritet që të nisë një karrierë të re në pankinë në radhët e këtij klubi.

Arena e Lajmit


Loading…

Një karrierë e re për Ledian Memushajn, ish-lideri i mesfushës kuqezi pritet të emërohet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook