EMRI/ U kap me doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje, pranga të riut në Lezhë

Whatsapp Image 2022 08 29 At 2.20.08 Pm

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza në Lezhë, ndërsa në pranga ka rënë një 35-vjeçar. Behet fjalë për shtetasin Paulin Rrika.

NJOFTIMI I POLICISE

U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, vihet në pranga 35-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. Rr., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Laç, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

EMRI/ U kap me doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje, pranga të riut në Lezhë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook