Ylli i Liverpulit konfirmon lidhjen, futbollisti i talentuar fotografohet me të dashurën e re në Ibiza

Trent Aleksandër-Arnold ka konfirmuar dashur-padashur lidhje me Hana Atkins me të cilën është fotografuar gjatë pushimeve në Ibiza të dielën.

Ylli i Liverpul, 23 vjeç, u shfaq në momente romantike me bukuroshen bionde teksa shëtisnin përgjatë plazhit së bashku përpara se të hipnin në një varkë. Hana, e cila u fotografua për herë të parë në një takim me Trent vitin e kaluar, shfaqi trupin e tonifikuar me një set të bardhë.

Trent kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra bezhë. Çifti ecinin përdore teksa nuk e fshehën dot buzëqeshjen nga fytyrat e tyre.

Trent dhe Hana u fotografuan për herë të parë së bashku në 2021 duke shijuar një takim dreke në Cheshire, pasi futbollisti u detyrua të largohet nga finalet e Euro 2020 pas një dëmtimi gjatë ndeshjes përgatitore të ‘Tre Luanëve’ kundër Austrisë.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Gareth Southgate për ndeshjet e Ligës së Kombeve këtë muaj, por pasi paraqitja e tij nuk ishte në nivelin që pritej në humbjen e tyre 1-0 kundër Hungarisë, u la në stol për barazimin 1-1 me Gjermaninë.

Pavarësisht mungesës së tij, Trent pati një sezon jashtëzakonisht të suksesshëm me Liverpoolin, ku fitoi si FA Cup ashtu edhe ‘Kupën e Ligës’, pavarësisht se humbi dy kupa të tjera më të rëndësishme si Premier Ligë dhe “Champions”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ylli i Liverpulit konfirmon lidhjen, futbollisti i talentuar fotografohet me të dashurën e re në Ibiza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook