Personi që shihni në fotot e mëposhtme, është autori i krimit të dyfishtë në Lezhë, ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Besnik Pjetri vrau me armë zjarri babë e bir, ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij, Pjeter dhe Gent Perjaku, teksa këta të fundit ndodheshin në banesën e tyre dhe sapo ishin kthyer nga Italia.
Dyshohet se shkak është bërë konflikti pas divorcit të autorit me bashkëshorten. 49-vjeçari, baba i dy fëmijëve, është larguar nga vendngjarja pas krimit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.