FOTO/ Kristiano Ronaldo uron të birin për ditëlindje, por gjithë vëmendjen e mori një fjali në veçanti

Kristiano Ronaldo edhe një herë e ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë në fushën e blertë krah djalit të madh që mban emrin e tij, Kristiano Jr.

Ai feston sot ditëlindjen dhe asi potugez i ka bërë një urim publik në rrjetet sociale ku ka publikuar një foto krah të birit. Mes urimit të përzmërt, Ronaldo pyet nëse do luajnë bashkë ende.

 “Gëzuar ditëlindjen biri im! Si kalon koha…?! A do të luajmë akoma bashkë?!  Gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të jesh djali që je me zemër të madhe! Suksese, qenush! Babi të do shumë.” -shkruan ai në urimin e bërë.

 

Cristiano edhe më parë e ka shprehur dëshirën që djali i tij të bëhet futbollist dhe që të luajnë bashkë në të ardhmen, por duke shtuar se nuk do i bëjë presion për këtë gjë. Kohë më parë në një intervistë ai tha:

“Unë dua që djali im të bëhet futbollist. Unë jam futbollist dhe dua që edhe ai të jetë i tillë. Unë mendoj se ai ka aftësi për të qenë atlet që tani. Ai ka karakteristika sportive. Është e qartë se ai është shumë i ri, një fëmijë,  por ai e do futbollin. Ky është një plus i madh. Unë kam 30 topa në shtëpi. Ai është gjithmonë me topin në këmbë dhe e pëlqen atë. Por nuk do ta detyroj të jetë futbollist sepse kjo vjen natyrshëm. Duhet të jetë zgjedhja e tij. Ai do të jetë çfarë të dojë, nuk do ta shtyj fare. Por padyshim që unë dua që Kristiano të jetë futbollist. Më i miri, si babai i tij.”

Megjithatë, edhe pse thotë se nuk do i ushtrojë presion, Kristiano i ka mësuar të birit çfarë është disiplina dhe madje që tani ai ka një trup të formuar. Në intervista nr.7 i “Mançester Junajtid” ka thënë se e nxit të birin të ushqehet shëndetshëm dhe nuk e lejon të hajë fast-food dhe të konsumojë pije me gaz. Rezultati? Ja:

 

Pak muaj më parë CR7 publikoi dy foto në Instagram ku shihej duke luajtur në fushë me Cristiano Junior dhe pamjet bënë xhiron e rrjetit. 20 milionë pëlqime dhe 125 mijë komente numëron ky postim që i nxiti fansat të imagjinojnë se si kjo dyshe baba e bir mund të dukej duke luajtur futboll bashkë. Këtë vit 12-vjeçari u angazhua me skuadrën e ‘Mançester Junajtid’ për fëmijë ku ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera duke i mhanitur të gjithë futbolldashësit.

 

Duke marrë parasysh faktin që në moshën 37-vjeçare Ronaldo është ende në super formë dhe golashënuesi i 3 më i mirë në ‘Premier Ligë’ ka shumë gjasa që një ditë të jenë bashkëlojëtarë.

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Kristiano Ronaldo uron të birin për ditëlindje, por gjithë vëmendjen e mori një fjali në veçanti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook