FOTO/ Nga pamja e biznesmenit të ri, tek ajo e një djali ‘gangster’, si u transformua turku i shumëkërkuar pas një viti qëndrimi në Shqipëri

Turku Ozer

Shtetasi turk Faruk Fatih Özer, i cili akuzohet nga Turqia për mashtrime me llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex, ndërkohë që ishte CEO i kompanisë është arrestuar rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në Jug të vendit.

Ai ishte arratisur nga Turqia më datë 20 prill 2021 dhe prej asaj kohe fshihej në Shqipëri, në banesa të ndryshme që dyshohet se i gjente me ndihmën e një shtetasi shqiptar, që është arrestuar ditën e sotme së bashku me të.

Mediat turke kanë publikuar edhe një foto të Faruk Ozer, i cili është transformuar tërësisht nëse e krahasojmë më fotot e mëparshme dhe videot ku ia prononcohej si CEO i kompanisë Thodex.

Nga pamja e një biznesmeni të ri dhe premtues, 28-vjeccari është transformuar në një djalë “gangster”, ndoshta i ndikuar edhe nga jeta e tij për më shumë se një vit në Shqipëri.

28-vjeçari turk është pjesë e një grupi me 21 të pandehur, 6 prej të cilëve janë të burgosur, të dyshuar se kanë viktimizuar mijëra njerëz përmes shkëmbimit të parave kripto Thodex, ndërsa mbi të rëndonte një njoftim me kod të kuq nga Interpoli.

Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat turke, Özer akuzohet për “krijim dhe drejtimi të një organizate me qëllim të kryerjes së krimeve”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit si mjete” dhe “tregtim ose menaxhim i kompanive”, ndërsa kërkohet për grupin e tij dënimi maksimal.

Arena e Lajmit

FOTO/ Nga pamja e biznesmenit të ri, tek ajo e një djali ‘gangster’, si u transformua turku i shumëkërkuar pas një viti qëndrimi në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook