Shumë pranë transferimit te Milani, fundjavë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit holandez

Kjo fundjavë mund të rezultojë vendimtare për Sven Botmanin. Ai dëshiron vetëm Milanin që deri tani i ka ofruar Lilës 30 milionë ndërkohë që Njukasëlli qëndron në pritje pavarësisht se ka ofruar 38 milionë euro.

botman

Vullneti i lojtarit mund të bëjë diferencën, ndërkohë që edhe Lila duket se po humb vullnetin e nuk dëshiron ta zgjasë më tej këtë telenovelë. Holandezi ka dy vite që luan në Francë ku u transferua nga Ajaksi që për shitjen e tij pati arkëtuar 8 milionë euro.

Në sezonin e fundit ai ka zbritur 32 herë në fushë me fanellën e Lilës mes kampionatit (25 prezenca) dhe turneve të tjera. Tre gola dhe 1 asist, por shumë paraqitje dinjitoze e kanë kthyer në dëshirë të shumë klubeve.

Arena e Lajmit


Loading…

Shumë pranë transferimit te Milani, fundjavë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit holandez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook